Shkaktarët e sëmundjes së astmës NULL NULL 02.05.2015 19:37 02.05.2015 19:37 Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë shumë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri.Nje pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt jo të gjitha njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë.Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilën bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.