Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj NULL NULL 08.02.2026 15:48 08.02.2026 15:48 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Kllinën e Mesme. KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë. /Klankosova.tv