Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shiu depërton brenda klasave të gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë – objekti është duke u rinovuar

NULL NULL
19.11.2025 16:48

Ka depërtuar uji në disa klasa të gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë.

Një lexues i Klankosova.tv ka thënë se situata është alarmante, derisa është shprehur se punimet në objekt janë duke u kryer, por sipas tij, ato duhet të përfundonin para fillimit të vitit shkollor.

Ai tha se në disa klasa ka lagështi, por u shpreh se ndonjëherë edhe pika uji bien nga tavanet, siç tha, duke krijuar kushte të rrezikshme për nxënësit.

Tutje, ai deklaroi se procesi mësimor shpesh ndërpritet nga zhurmat e punimeve, duke e bërë të vështirë përqendrimin dhe mësimin.

Në prill të këtij viti, komuna e Suharekës kishte premtuar 180 mijë euro për realizimin e punimeve të rëndësishme rinovuese në këtë gjimnaz.

Këto punime përfshinin ndërhyrje të thella në kulmin e objektit si dhe rifreskimin e ambienteve të brendshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme