Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shitjet e automjeteve elektrike rriten në Evropë dhe SHBA, bien në Kinë

NULL NULL
15.02.2025 10:40

Gjatë muajit janar, në SHBA dhe në Evropë u rrit e automjeteve elektrike. Ndërkohë, rritja ishte më e ngadaltë në Kinë.

Shitjet globale të automjeteve elektrike në janar arritën në 1.3 milionë makina, 18% më shumë nga i njëjti muaj i vitit 2024, ka zbuluar Instituti i Kërkimeve të Automjeteve Elektrike Rho Motion. Pavarësisht rritjes, rënia në krahasim me dhjetorin e kaluar ishte 35%, transmeton Klankosova.tv

Në janar, shitjet e automjeteve elektrike në Bashkimin Evropian, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 21% nga viti në vit në 0.25 milionë makina, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada u rritën me 22% në 0.13 milionë automjete.

Kina përjetoi rritje relativisht më të butë , me shitjet e automjeteve elektrike me 12% në janar 2025 krahasuar me janarin 2024. Kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se dy muajt e parë të vitit janë zakonisht më pak aktivë në anën komerciale në Kinë për shkak të festimeve të Vitit të Ri Kinez.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.