Shitet me çmim rekord kitara në “MTV Unplugge” e Kurt Cobain NULL NULL 22.06.2020 15:59 22.06.2020 15:59 Kitara ikonike me të cilën luajti Kurt Cobain në performancën e bendit Nirvana në MTV Unplugged më 1993, është tani kitarja më e shtrenjtë ndonjëherë. Atë e ka blerë Peter Freeman, shefi ekzekutiv i RODE Microphones, për 6.01 milionë dollarë. Sipas raportimeve nga Rolling Stone, kitara e modelit 1959 Martin D-18E e tejkaloi shumën fillestare prej një milioni dollar në ankandin e mbajtur të shtunën në Beverly Hills të Kalifornisë. Freeman ka thënë në një prononcim për shtyp që e ka nijet ta shfaqë kitarën në turne botëror ekspozitash. “Kur dëgjova që kjo kitarë është vënë në shitje, menjëherë e kam ditur që ishte një mundësi që vjen një herë në jetë për ta marrë një gjë të tillë, dhe e kam shfrytëzuar si makinë për ta vënë në pah zorin me të cilin po përballen njerëzit e arteve performative dhe zorin me të cilin gjithmonë janë përballur.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025