Shiste barna pa banderola, arrestohet 45-vjeçari NULL NULL 14.09.2022 17:10 14.09.2022 17:10 Foto: Ilustruese Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot kanë arritur të sigurojnë të dhëna se R. J. (1977) ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës. I dyshuari ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve, të cilët kanë konsumuar barnat e tilla. Barnatorja është kontrolluar nga inspektorët farmaceutikë, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.