Shiroka-Pula uron qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të Ramazanit NULL NULL 05.06.2016 19:48 05.06.2016 19:48 Kryetarja e Gruas Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, qytetarëve të besimit islam ua uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpresuar se paqja, solidariteti, toleranca, urtësia dhe respekti për të gjithë njerëzit edhe të besimeve tjera të jenë virtyte që e karakterizojnë shpirtin e çdo qytetari. “Muaji i Ramazanit, është një muaj shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë të besimit islam, i cili simbolizon sakrificën. Uroj që këtë muaj ta kalojmë bashkërisht me të dashurit tanë, në sofrën e begatë me të mirat që na ka dhuruar Zoti. Këto urime për këtë muaj u dedikohen edhe të afërmve tanë, të cilët nga angazhimet që kanë në vendet tjera të botës nuk do të jenë me ne” ka thënë Shiroka-Pula, transmeton Klan Kosova. Ajo ka thënë se uron që ky muaj të na bashkojë të gjithëve rreth vlerave humane të paqes, tolerancës, por edhe respektit ndaj të gjithë njerëzve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 15/06/2025