Shikoni performancën e Rihannas në Super Bowl 2023 (VIDEO) NULL NULL 13.02.2023 16:37 13.02.2023 16:37 Ylli botëror i muzikës, Rihanna, la të gjithë gojëhapur kur mbrëmë performoi shtatzënë, në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023. Se këngëtarja nga Barbadosi, është shtatzënë për herë të dytë, nuk e kishin konfirmuar më parë, askush nga përfaqësuesit e saj, por as edhe nga vet ajo, transmeton klankosova.tv. Ajo qe e veshur në një kostum në ngjyrë të kuqe të zjarrtë, kombinim i cili i ngjante shumë. Për ju që nuk e keni parë, më poshtë mund ta shihni të plotë, performancën e saj fantastike në Super Bowl 2023. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.