Shifra marramendëse – shitet për afro 27 milionë dollarë piktura e rrallë e Cimabue NULL NULL 28.10.2019 11:09 28.10.2019 11:09 Piktura mesjetare e vlerësuar si vepër e piktorit të madh të vjetër italian, Cimabues, është shitur me shifër marramendëse me tu vendosur në ankand. Vlera e pikturës me temën ”Krishti i tallur”, arriti të shitet për 26.8 milionë dollarë, njofton Klan Kosova. E vlerësuar midis 4 dhe 6 milionë eurosh, kjo vepër tregon Krishtin e rrethuar nga një turmë njerëzish me fytyra idhnake e drithëruese. Piktura doli në shitje në shtëpinë e ankandeve rajonale Acteon në veri të Parisit, më 27 tetor. Kjo rënditet hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand, njofton Klan Kosova. Cimabue – konsiderohet si ”babai i pikturës perëndimore”. Çmimi besohet të ishte më i larti për një mjeshtër të vjetër pikture europiane të vendosur në ankand, që nga koha kur ‘’Salvator Mundi’’ nga Leonardo, u shit duke thyer rekord më 450.3 milionë dollarë në Christie më 2017-ën. Vepra e Cimabue, u ble nga një tregtar me qendër në Londër, Fabrizio Moretti i cili la prapa të paktën edhe gjashtë ofertues të tjerë konkurrentë, njofton Klan Kosova.