Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shi e borë në fundjavë

NULL NULL
09.02.2018 14:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij vikendi pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu. Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të ketë ulje në fushat termike në të dy vlerat ekstremale, gjithashtu pritet të ketë reshje shiu dhe bore”.

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesishtë nga verilindje dhe veriperëndimi me shpejtësi1-8m/s”, bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme