Shfaqja “Krejona” jepet sonte në Prizren NULL NULL 12.02.2025 15:31 12.02.2025 15:31 “KREJONA” është shfaqja me tekst dhe regji të Kaltrim Balaj e cila do të jepet sonte në teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”, në Prizren. Kjo shfaqje trajton lirinë e shprehjes dhe fuqinë e emrit si medium proteste, revolte dhe mënyrë e të shprehurit në shoqërinë shqiptare të Kosovës gjatë viteve ’80 dhe ’90. Në një periudhë të mbushur me tensione politike dhe shoqërore, emri bëhet një simbol identiteti, qëndrese dhe sfide ndaj shtypjes. Krejona sjell në skenë historitë, ndjenjat dhe betejat e një populli për të ruajtur të drejtën për të folur, për të protestuar dhe për të ekzistuar. Shfaqja “Krejona” jepet më 12 dhe 13 shkurt 2025, në ora 20:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.