Shfaqja "Dera" nga Naser Shatrolli, vjen më 5 prill në "Dodona" (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shfaqja “Dera” nga Naser Shatrolli, vjen më 5 prill në “Dodona” (VIDEO)

NULL NULL
05.04.2023 16:39
Naser Shatrolli

Në Teatrin Dodona të Prishtinës, më 5 prill, në ora 20,00, do të jepet premiera e shfaqjes “Dera”, në regji të Naser Shatrollit me Drin Berishën në rolin kryesor.

Në kontekstin fabular, nëpërmes ngjyrave të piktorit Kodi (protagonisti) tenton që të depërtojë në damarët e mermerit të të rënëve. Pra, flitet për atdheun e poetëve në poezi si frymëzim për të rënët dhe atdheun e mashtruesve si dron hipokrizie në relacion me turmat.

Variantet e ndryshme të fenomeneve: ndodhi, përjetim, provokim, rrëfim, mospajtim dhe thirrje për mirëkuptim, janë qëllimi artistik i shfaqjes “Dera”. Regjisori me të jo vetëm se mundohet të kuptojë derën, por dy anët e saj.

Nëpërmjet lojës së aktorit Drin Berisha, që gjithashtu është një krijues i talentuar, në këtë pjesë skenike do të demonstrojë vetveten në ballafaqim me zbërthimin e një tisi fenomenesh shumë të ndjeshme të jetës, të cilat janë të padukshme, mirëpo janë ekstremisht ndikuese deri në determinim të plotë.