Sheshel i shëndoshë si topi, konsumon ëmbëlsira, Coca-cola dhe raki NULL NULL 06.10.2015 15:27 06.10.2015 15:27 Bashkëpunëtorët e afërt të Vojisllav Sheshelit kanë filluar të dyshojnë nëse udhëheqësi i tyre i SRS-së është me të vërtetë shumë i sëmurë, apo tregimet për shëndetin e tij janë vetëm një komplot politik, transmeton Klan Kosova. Kur ai hyri në emisionin e realit show “Farma”, në pyetjen se çfarë do të pijë , Sheshel kërkoi një Coca-cola . “A ka dëgjuar dikush që një njeri me mëlçi të prekur nga kanceri të pijë Coca-cola? Në emision të njejtë ai ka provuar edhe raki, dhe e vlerësoi se ishte e mirë, por megjithatë ka kërkuar që t’i sillet verë e kuqe”, – ka thënë një zyrtar i lartë i SRS-së për Blic, transmeton Klan Kosova. Dyshimet që Shesheli e ka mashtruar publikun erdhën menjëherë pasi ai ka ardhur nga Haga, kur lideri i radikalëve filloi që çdo ditë në zyrën e tij të konsumonte çokollata dhe ëmbëlsira nga një pastiçeri aty pranë. Zyrtarët e pakënaqur të SRS-së madje pretendojnë se mjeku personal i Sheshelit mban dokumentacion mjekësor të dyfishtë për të, ku në njërën është e përshkruar gjendja shëndetësore reale e tij, dhe në tjetrën janë informacione të rreme për Tribunalin e Hagës./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.