Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur – njëri niset drejt Tiranës

NULL NULL
29.01.2026 14:40

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thika për motive të dobëta në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

lajme të ngjashme