Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri NULL NULL 20.03.2020 21:35 20.03.2020 21:35 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se pacienti i parë nga koronavirusi është shëruar tërësisht. Ai përmes një statusi në Facebook tha se dhe një pacient tjetër ka dalë negativ në testin e kryer, njofton Klan Kosova. Rama për këtë ka falënderuar mjekët e spitalit intensiv. “Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj!”.