Shërohet nga koronavirusi deputeti Fetah Rudi NULL NULL 16.09.2020 12:56 16.09.2020 12:56 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka bërë të ditur se pas 21 ditësh në përballje me pandeminë e COVID-19, sot është shëruar plotësisht. Rudi ka falënderuar gjithë stafin e Klinikes Infektive për kujdesin etreguar, njofton Klan Kosova. Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kujdesën për vetën dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shtetërore. “Pas 21 ditësh në përballje me COVID-19, prej të cilave 16 në Kliniken Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga COVID-19”, shkruan ai. “Shumë ditë e net pa gjumë, me frymarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e net të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal Zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë e tejkalova”.