Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherifi: Ne nuk po e bllokojmë Kuvendin, ata e kanë bllokuar Kosovën

NULL NULL
05.10.2015 21:16

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B ku po diskutohet lidhur me bllokimin e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ashtu si edhe mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovar për Inteligjencë.

Sherifi ka thënë se moslejimin e mbajtjes së seancave nuk e sheh si bllokim.

“Nuk është bllokim, por pamundësim, moslejim i punës normale, pasi vendi nuk është në gjendje normale”.

“Ne nuk jemi duke e bllokuar Kuvendin, ne konsiderojmë se Kosovën dhe bashkë me Qeverinë dhe Kuvendin e ka bllokuar vetë Qeveria e Kosovës me vendimet që i ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve”.

“Qeveria e ka futë vendin në një situatë në të cilën nëse vazhdojmë të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, e ardhmja do të jetë shumë e dëmshme për vendin”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.