Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e Veriut NULL NULL 01.12.2024 07:53 01.12.2024 07:53 Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e Veriut Shërbimi me ujë të pijes përmes cisternave, në lagjet e Mitrovicës Veriore, do të vazhdojë edhe sot. Sipas njoftimit të lëshuar dje nga kjo komunë, theksohet se kjo formë po bëhet në mënyrë që të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e këtyre zonave. “Aktualisht, për shkak të problemeve të furnizimit me ujë në Mitrovicën veriore, autoritetet lokale kanë njoftuar se do të vazhdohet ofrimi i shërbimit për qytetarët me cisterna uji. Ky shërbim pritet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, në mënyrë që të lehtësohet mungesa e ujit dhe të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e zonave më të prekura”, theksohet në njoftim transmeton Klankosova.tv Tutje në njoftim thuhet se, qytetarët, mund të telefonojnë në numrin 046-755-721 për t’u informuar mbi oraret dhe lokacionet ku do të vendosen këto cisterna. Ndryshe, reduktimet e ujit atje vijnë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në orët e vona të së premtes, në kanalin e Ibër-Lepencit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 19 orë më parë