Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sheqeroset Adam Levine

NULL NULL
07.05.2015 10:00
Nuk e dimë se cilën këngë kishin vendosur ta performojnë, por ajo me titullin "Sugar" do të ishte ideale.

Vokalisti i grupit Marron 5, Adam Levine, u gjuajt me sheqer pluhur gjatë rrugës për në studio të Jimmy Kimmel në Hollywood.

Në momentin e sulmit, këngëtari ishte duke u përshëndetur me fansat e tij, kur papritur fytyra dhe gjoksi i tij u zbardhën.

Është ende e pa qartë nëse sulmuesi i përket ndonjë grupi të caktuar protestuesish apo është ndonjë shakatar idiot.

Ai u kap shpejt nga sigurimi, deri sa arriti policia dhe e arrestoi, ndërsa Adam e vazhdoi rrugën e tij drejt studios për performancën e planifikuar.

 

adam levine nga afer  adam levine

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.