Shënohet viktima e shtatë me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 26.03.2020 23:45 26.03.2020 23:45 Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv të Shqipërisë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127./Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 1 minutë më parë
Kosova Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve 4 minuta më parë
Lajme Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë 5 minuta më parë