Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, vdes një i moshuar NULL NULL 12.06.2025 12:02 12.06.2025 12:02 Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në Qerret të Kavajës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det. Sipas Policisë atje, viktima është shtetas shqiptar, banues në Kavajë, transmeton Klankosova.tv “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 55 minuta më parë