Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shënohet Dita e Sklerozës Multiple (VIDEO)

NULL NULL
28.05.2021 20:39

Mjekët dhe pacientët u mblodhën këtë të premte për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.

Pjesë e kësaj mbledhje, e cila u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ishte edhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, e cila premtoi përkrahje në luftimin e kësaj sëmundje.

Mirëpo, profesionistët shëndetësorë po kërkojnë më shumë projekte që ndihmojnë pacientët e prekur me Sklerozë Multiple.

Madje, kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, ka disa ankesa ani se pranon të ketë mjaftueshëm teknologji, medikamente dhe mjekë të duhur për trajtimin e Sklerozës Multiple.

“Në Kosovë fatkeqësisht kurrë nuk kemi pasur mjekësi më të dobët sesa që kemi sot. Pse i kemi hallkat e shpërndara të cilat nuk janë të integruara në diçka që quhet sistem e kush e ndërton sistemin e ndërtojnë njerëz të cilët nuk kanë interesa personale dhe kanë qëllimin e mirë në momentin kur këto hallkat piqen me njeriun që nuk ka interesa personale, atëherë piqet sistemi”, tha Blyta.

E ndihmesa e qeverisë nuk po mungon në shërimin e këtyre pacientëve nga kjo sëmundje.

“I kemi mbi 300 pacientë që është numër impozant në trajtimin e kësaj sëmundje dhe po të mos ishte dora e shtetit dhe kërkesat tona të arsyeshme sot kjo ditë do të dukej si ditët e tjera të viteve të kaluara”, theksoi Nexhmedin Shala, Drejtori i Klinikës së Neurologjisë.

Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multipe është 30 maji dhe shënohet që nga viti 2009. Por, kësaj radhe, meqë bie në fundjavë, u shënua dy ditë më herët.

 

 

 

 

lajme të ngjashme