Shenjëtari Drilon Ibrahimi zë vendin e 46-të në “Tokyo 2020” NULL NULL 25.07.2021 08:32 25.07.2021 08:32 Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46. Ai u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror. Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klankosova.tv.