Shenjat që do t'iu ndihmojnë të zbuloni nëse ai e mendon ende ish-in ose jo

Shenjat që do t’iu ndihmojnë të zbuloni nëse ai e mendon ende ish-in ose jo

NULL NULL
1 javë më parë

Makthi më torturues gjatë një lidhjeje. A mendon ai/ajo më për ish-in?! Jam gjë shumë paranojake apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar. Për t’i dhënë përgjigje kësaj, ekzistojnë disa shenja të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni vërtetë nëse ai vazhdon akoma të ndiejë diçka për ish-të dashurën, apo jo? Ka ndodhur që t’ju thërrasë në emrin e saj ? E shihni shpesh të përhumbur në mendime? Ka diçka që nuk shkon.

1-Ata flasin shpesh

Në fakt nuk është dhe aq mirë që t’i bëni presion partnerin tuaj që të shkëpusë çdo lidhje me ish-të dashurën, vetëm nëse ata vazhdojnë të jenë të ngrohtë dhe më të dashur se ç’duhet me njëri-tjetrin. Nëse ata flasin gjatë gjithë kohës, shanset që ai të ndiejë akoma diçka për të, janë të larta. Dhe nëse ju e vëreni këtë, më e mira që mund të bëni është ta pyesni nësë është gati për këtë lidhje të re, apo jo? Duhet ta bëni patjetër këtë nëse nuk doni të përfundoni gjithmonë në plan të 2-të.

2-Miqësia dhe komentet në rrjetet socilale

Është e kotë ta mohojmë se të paktën një herë në jetë të gjitha kemi kërkuar si të çmendura për çdo “like” apo miqësi të “tepërt” që partneri ynë ka bërë kohët e fundit. Por, kur pëlqimet dhe komentet fillojnë të shtohen, gjërat mund të fillojnë të bëhen më serioze dhe kjo shënon fillimin e dramës në lidhjen tuaj.

3-Vazhdimisht flet keq për të

Është e kuptueshme që ai të jetë pak i hidhur kur flitet për ish-in, por nësë partneri juaj e bën gjatë gjithë kohës, kjo nuk është e shëndetshme. Ndoshta ai thjesht përpiqet t’i kujtojë vetes se është më mirë pa të, edhe pse thellë nuk ndihet kështu.

4 – Kur ai fillon garën

Ndodh shpesh të rastisim me disa tipa të cilët lidhen vetëm për të fituar statusin e partnerit të lumtur. Ai bën gjithçka për ty, por vetëm për t’i rënë në sy asaj, ish-it të mallkuar.

5-Ti di gjithçka rreth historisë së tyre

“Ajo fliste me të tjerë kur darkonim”,- kur ai e thotë këtë, ti shndërrohesh në femrën më të inatosur të botës. Qetësohesh kur mendon se është një kompliment për ty, por sapo kthjellohesh, e kupton që Jo! Ai thjesht po të krahason me atë dhe nuk po bën aspak mirë.

6-Ruan dhuratat e saj

Pse duhet ta bëjë këtë? Nuk ka më asnjë arsye, për më tepër ai duhet t’i digjte ato. Gjithsesi, nuk mund ta fajësojmë menjëherë, ka njerëz të cilët duan t’i mbajnë kujtime nga marrëdhëniet e mëparshme. Por ju prapë s’do të jeni e qetë!

7-Ai vazhdon të jetë i afërt me familjarët e saj

Kur një lidhje përfundon, padyshim që shkëputja nga familjarët apo miqtë e saj është gjëja më normale në botë. Edhe pse të përshëndetesh me prindërit e ish-it nuk ka asgjë, nëse ai vazhdon të jetë shumë i dashur me ta, ndërkohë që ju thotë se më partneren e kaluar nuk komunikon më, hapni sytë, shkruan anabelmagazine. Ndoshta ai shpreson ende tek një rikthim dhe po pregatit terrenin për këtë.