Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shenjat e para të shtatzënisë

NULL NULL
23.07.2016 11:37
Pregnant woman

Gratë zakonisht e kuptojnë se kanë mbetur shtatzënë kur cikli menstrual vonohet per disa dite.

Megjithatë janë edhe disa shenja të hershme të shtatzënisë të cilat mund ti vëreni para se të vijë koha e ciklit menstrual.

Më poshtë ju sjellim këto simptoma:

Dhimbje koke: ndryshimet hormonale dhe presioni i gjakut ndryshon tek gratë shtatzëna, prandaj këto dy faktorë çojnë në dhimbje koke.

Pagjumësi: zakonisht problemet me gjumin shfaqen rreth 3 javë pas ngjizjes. Kjo ndodh si rezultat i rritjes së nivelit të estrogjenit dhe progresteronit.

Dhimbje barku: dhimbjet e barkut në javët e para të shtatzënisë tek shumë gra janë të njëjta me dhimbjet menstruale, por nuk janë të njëjta.

Mungesë oreksi: zakonisht gratë shtatzëna përjetojnë humbje oreksi dhe të vjella në javët e para të shtatzënisë.

Sekrecione të bardha: vijnë si rezultat i rritjes se numrit të qelizave dhe zgjerimit të mureve vaginale gjatë shtatzënisë.

Urinim i shpeshtë: presionet në mitër dhe fshikëz bëjnë që të urinoni më shpesh gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ndjeshmëri e gjirit: gjëndrat e qumështit përgatiten që në javët e para të shtatzënisë.

Lodhje: niveli i lartë i progresteronit tek gratë shtatzëna ju jep atyre ndjesinë e lodhjes.

Luhatje humori: shpesh gratë shtatzëna kanë luhatje të theksuara humori, madje edhe ndaj partnerit të tyre, shkak i luhatjes së humorit janë ndryshimet hormonale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.