Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shenja mavijosje në qafë, e kishin mbytur me litar” – detaje të reja nga vrasja e të riut në Shqipëri

NULL NULL
10.07.2025 14:36
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një i ri 23-vjeçar u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas gazetarit Martin Marku, në trupin e 23-vjeçarit, Renis Dobra janë konstatuar shenja dhune, që mund të thotë se ai është mbytur dhe më pas është hedhur në liqe, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së sotme është publikuar ekspertiza e parë, çka fakton se vrasja e 23-vjeçarit është bërë e qëllimshme, pra tashmë nga ekspertiza e grupit hetimor është publikuar se i riu është vrarë nga asfiksia. Në qafën e tij ka qenë një mavijosje, që tregon se ai ishte mbytur nga persona ende të paidentifikuar, me litar. Mjeti i tij ishte hedhur buzë greminës, te liqeni i Shkopetit. I riu ka humbur jetën në vend, dhe autorët me sa duket e kishin mirëmenduar aktin”, u shpreh Marku në “Kosova Today”.

lajme të ngjashme