Shembull i miqësisë NULL NULL 04.05.2015 12:26 04.05.2015 12:26 Një nxënës nga Kina bën bartjen e shokut më të mirë të tij të klasës çdo ditë që prej tre vitesh. Xie Xu, 18- vjeçar është njoftuar me shokun e tij 19- vjeçar Zhang Chi kur të dy filluan mësimin në shkollën e mesme Daxu në qytetin e Xuzhou. Kur Xu kuptoi që shoku i vuante nga distrofia muskulare dhe ishte i paaftë të ecte, ai vendosi që të bartë atë në shpinë prej shtëpisë së tij deri në shkollë për tu siguruar që ai të mos e humbë asnjë ditë mësimi. Ky gjest i nxënësit ka prekur shumë njerëz duke e cilësuar atë si një njeri që reflekton pozitivitet dhe si shembull për shokkët e gjeneratës së tij. Storja e këtyre dy nxënësve ka bërë që të ngrihet pyetja lidhur me qasjen e njerëzve të hendikepuar nëpër insitucione në Kinë, gjë që tashmë është e zgjedhur pasi shumica e institucioneve ofrojnë edhe zgjidhje për këtë komunitet njerëzish, ku shumica e ndërtesave kanë qasje speciale për personat me aftësi të kufizuara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days