Shembja e dheut në Veternik ku vdiq një punëtor, ky është personi që u arrestua NULL NULL 06.04.2025 14:03 06.04.2025 14:03 Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë në Vetërnik. Si pasojë e shembjes së dheut, një punëtor Fatlum Haradini (40 vjeç), e ka humbur jetën, e po ashtu edhe një tjetër është lënduar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar. Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Arian Ramën. Rama u dërgua në mbajtje për 48 orë. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i të dyshuarit në vendpunishte. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Vdekja e punëtorit në Veternik, Prokuroria nis hetimet: Po bëhet shqyrtimi i plotë i rrethanave të kësaj ngjarje tragjike