Shembja e anësoreve rrezikon fëmijët (VIDEO) NULL NULL 22.04.2023 20:34 22.04.2023 20:34 Fëmijët e lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet nuk po mund të luajnë fort lirshëm në fushën e sportit për shkak se pjesët anësore të saj janë shembur. Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, tha se dëmtimi erdhi pasi kjo lagje ka pasur problem me rrjetin e kanalizimit dhe pas ndërhyrjes ka ndodhur e gjithë kjo. Banorët e kësaj zone thonë se kjo paraqet rrezik për fëmijët sepse topi gjatë lojës po iu bie në atë pjesë, derisa bëjnë apel tek komunarët që të rregullojnë fushën. Drejtori i Investime Kapitale, Krenar Xhaferi, tha se kompania që i ka shkaktuar këto dëme së shpejti do të intervenojë në sanimin e tyre. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS