Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shemben tendat nga stuhia e fortë në Hamburg, mbyllet zona e tifozëve

NULL NULL
15.06.2024 16:20

Qyteti i Hamburgut e nisi shkëlqyeshëm Kampionatin Evropian, me 30 mijë fansa të futbollit që u mblodhën në sheshin e qytetit për të parë ndeshjet.

Por, ditën e sotme, fansat e futbollit nuk do të kenë një mundësi të tillë. Hapësira e destinuar për tifozët mbeti e mbyllur.

Arsyeja për këtë është moti! Në mëngjes një stuhi goditi Hamburgun dhe shkaktoi dëme të mëdha. Gardhet janë rrëzuar, tendat janë larguar dhe një stendë është shembur.

Bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Derisa, zona e tifozëve dhe zona e madhe e shikimit publik janë planifikuar të rihapen të dielën, njofton Bild, përcjell Klankosova.tv

Paqësore dhe plot energji: Tifozët holandezë duan ta bëjnë hapjen e tyre të Kampionatit Evropian në Hamburg një lojë në shtëpi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.