Shefja e UNMIK-ut viziton Tërnavën, e uron për Kurban Bajram NULL NULL 12.06.2025 13:06 12.06.2025 13:06 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh. Gjatë takimit, Ziadeh i përcolli Tërnavës urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur vlerësimin për rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend, transmeton Klankosova.tv. “Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e ka falënderuar znj. Ziadeh për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut me institucionet fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë