Shefja e BE-së i mbijeton votëbesimit NULL NULL 10.07.2025 13:12 10.07.2025 13:12 Kryetarja e BE-së, Ursula von der Leyen, të enjten e kaloi me lehtësi një votë mosbesimi në Parlamentin Europian, por kjo sfidë e rrallë ka nxjerrë në pah fërkimet midis mbështetësve të saj dhe ankesat për stilin e saj të udhëheqjes. Ligjvënësit në Strasburg e hodhën poshtë mocionin e censurës – të nisur nga e djathta ekstreme për mënyrën se si presidentja e Komisionit Europian trajtoi kontratat e vaksinës kundër Covid – me 360 vota kundër 175, një rezultat që pritej gjerësisht. “Në një moment paqëndrueshmërie dhe paparashikueshmërie globale, BE-së i duhet forcë, vizion dhe aftësi për të vepruar”, shkroi von der Leyen, e cila nuk ishte në parlament për votim, në X pas votimit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Ndërsa forcat e jashtme kërkojnë të na destabilizojnë dhe të na ndajnë, është detyra jonë të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona. Faleminderit dhe rroftë Europa.” Duke iu drejtuar parlamentit në fillim të kësaj jave, von der Leyen e kishte hedhur poshtë iniciativën si një përpjekje të mbushur me teori konspiracioni për të përçarë Evropën, duke i kritikuar mbështetësit e saj si “anti-vaksinues” dhe “apologjistë” të Presidentit rus Vladimir Putin. Ajo i nxiti ligjvënësit të ripërtërinin besimin në komisionin e saj, duke argumentuar se ishte thelbësore që Evropa të tregonte unitet përballë një sërë sfidash, nga bisedimet tregtare të SHBA-së deri te lufta e Rusisë në Ukrainë. Mocioni i mosbesimit u iniciua nga ligjvënësi rumun i ekstremit të djathtë Gheorghe Piperea. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi komuna ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO) 12 minuta më parë