Shefi i Zyrës së BE-së kritikohet që s’e përmendi emrin e Manastirit të Deçanit në shqip NULL NULL 26.11.2021 00:01 26.11.2021 00:01 Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Manastirin e Deçanit, nga ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e këtij manastiri. “Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike. I bëj thirrje Qeverisë së KS që të zbatojë aktgjykimin e GJK”, ka thënë Szunyog, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen. Në këtë postim, ai ka marrë reagime nga qytetarë të cilët e kritikuan se ai nuk e përmendi emrin e manastirit në gjuhën shqipe por vetëm në atë angleze e serbe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 48 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë