Shefi i ushtrisë serbe tregon se çfarë urdhri ka marrë më 24 shtator NULL NULL 04.10.2023 11:37 04.10.2023 11:37 Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka treguar se çfarë urdhër kishte marrë ushtria që ai drejton, më 24 shtator kur ndodhi agresion i Serbisë në Kosovë, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku. Mosilloviq tha se në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet e të lënduarit. I pari i ushtrisë theksoi se u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një mbledhje, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive, shkruan RTS përcjell Klankosova.tv “Të kontrollohet plotësisht Zona e Sigurisë Tokësore dhe të sigurohet linja administrative me dislokim parandalues me kapacitet të plotë nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që Forcat e Armatosura të Serbisë e kanë marrë më 24 shtator”, tha ai. Milan Mojsilloviq, shtoi se urdhri nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që kemi parashikuar, se kriza mund të kalojë dhe të përshkallëzohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shala: Bomba më e madhe është Kurti, kur shpërthen do ketë shkatërrim total të Republikës 2 minuta më parë
Kosova Alarmi për bombë, Ibishi: Durimi i qytetarëve ka humbur, anarkistët të mbledhin mend 16 minuta më parë