Shefi i UNICEF në Kosovë: COVID-19 ende nuk ka mbaruar NULL NULL 21.02.2021 18:35 21.02.2021 18:35 Shefi i UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin, i ka kritikuar institucionet sa i përket zbatimit të masave anti-COVID. Ai ka postuar në rrjetin social TWITTER një fotografi ku ka thënë se duket se është i vetmi person që bartë maskë gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit. Sahin porositi duke thënë se akoma nuk ka mbaruar pandemia COVID-19. “Duket sikur jam i vetmi me maskë në Prizren. Kosovë, COVID-19 ende nuk ka mbaruar”. Looks like i am the only one with mask in #Prizren. Comeon #kosovo #covid19 not yet over pic.twitter.com/eV1zXyE5BK — murat sahin (@himuratsahin) February 21, 2021