Shefi i Pentagonit takohet me Princin Arab pas paralajmërimit të Jemenit NULL NULL 08.09.2018 17:29 08.09.2018 17:29 Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, James Mattis, ka mbajtur bisedime me princin që mban kurorën e Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed. Takimi u mbajt të premten në Emiratet e Bashkuara Arabe një ditë pas paralajmërimit të Jemenit se mbështetja e Uashingtonit për ndërhyjren ushtarake në Jemen nuk ishte e pa kushte. Princi arab shkroi të shtunën se takimi i tij me shefin e Pentagonit mbuloi “zgjerimin e lidhjeve ushtarake të mbrojtjes” dhe “çështjet me interes të ndërsjellë”, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për takimin. Më 28 gusht, Mattis paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të përfundojnë mbështetjen e tyre për aleancën ushtarake saudite “UAE”, që luftojnë rebelët Houthi të Jemenit. Për t’i luftuar këto grupe rebele, SHBA-të ofrojnë armë, karburantin ajror, intelegjencën e tyre dhe informacionin e synuar. Muajin e kaluar, Mattis tha se SHBA-të kanë punuar me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të përmirësuar synimet e tyre për luftën në Jemen dhe pranon se tragjeditë e shumta kanë ndodhur. Jemeni mbetet i rrënuar nga dhuna, ndërsa grupi Houthët kanë marrë pjesën më të madhe të vendit përfshirë kryeqytetin, Sanaa, në vitin 2014. Sipas OKB-së më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në luftën në Jemen. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë 3 minuta më parë
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 7 minuta më parë