Shefi i NATO-s: Depërshkallëzim nënkupton tërheqje të trupave dhe pajisjeve NULL NULL 15.02.2022 14:48 15.02.2022 14:48 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se një depërshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje substanciale e forcave ruse dhe pajisjeve nga zonat e kufirit përreth Ukrainës. “Rusia ka mbledhur forca luftarake në dhe përreth kufirit me Ukrainën që është e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë. Tani gjithçka është gati për sulm. Por që Rusia ende ka kohë që të tërhiqet nga cepi, të ndalojë së përgatituri për luftë dhe të nisë të punojë për zgjidhje paqësore”, është shprehur ai në konferencë, përcjell Klankosova.tv. Stoltenberg ka thënë se ka shenja nga Moska se duhet të ndiqet rruga diplomatike. “Kjo jep “sinjale” për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shenjë të depërshkallëzimit nga pala ruse”.