Shefi i EULEX-it njofton për situatën në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 03.04.2022 17:45 03.04.2022 17:45 Qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, po vijon pa vonesa dhe pa incidente, ka bërë të ditur shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Siç shkruan Wigemark, situata është duke u monitoruar në gjashtë pikëkalime kufitare, nga njësia e specializuar e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarët e Forcës së Xhandarmërisë Europiane, njofton Klankosova.tv. ”Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka shkruar ai në twitter. @EULEXKosovo Formed Police 👮♀️ Unit and its Reserve consisting of European Gendarmes Force 👮♀️ members are monitoring the situation at all six Common Crossing Points between Kosovo 🇽🇰 and Serbia 🇷🇸 since early this morning. Traffic is flowing without any major delays or incidents. pic.twitter.com/0QzoKxF37M — Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) April 3, 2022 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025