Shefat Isufi shpallet kampion në WBA Continental NULL NULL 10.09.2023 00:28 10.09.2023 00:28 Boksieri shqiptar Shefat Isufi e ka mposhtur armenin Armenak Hovannisyan, duke u bërë kampion në kategorinë gjysmë të rëndë WBA Continental. Isufi triumfoi ndaj Hovannisyan me vendim unanim të gjyqtarëve, të shtunën në mbrëmje në Mynih, njofton Klankosova.tv. Kjo është fitorja e 38-të për Isufin, teksa është e 11-ta radhazi.