Shefat Isufi fiton titullin e botës në WBF NULL NULL 17.04.2022 08:59 17.04.2022 08:59 Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka triumfuar mbrëmë në meçin kundër Grigos Saruhanian, duke e fituar titullin e botës në WBF. Isufi pas 12 raundeve u shpall fitues me vendim të gjyqtarëve. Ai kishte një përkrahje të madhe nga shqiptarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë, gjë që e ndihmoi akoma më shumë në këtë fitore të madhe. Isufi fitoi titullin e botës në WBF, ne peshën gjysmë të lehtë. /Klankosova.tv/