SHBA urdhër Rusisë NULL NULL 26/02/2017 26/02/2017 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thirrur Rusinë që menjëherë të zbatojë armëpushimin në Ukrainë, duke i akuzuar rusët dhe forcat separatiste se kanë vënë në cak vëzhguesit ndërkombëtar, shkruan Yahoo.com. “Thirrëm Rusinë dhe forcat separatiste që menjëherë të zbatojnë armëpushimin dhe të tërheqin armatimin e rënë dhe tu lejojnë qasje të lirë të gjithë vëzhguesve të OSBE”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, transmeton Klan Kosova. Zëdhënësi Mark Toner ka thënë se SHBA-ja nga afër nga mbikëqyrur shtimin e dhunës në Ukrainën Lindore dhe dështimin e rusëve dhe forcave separatiste në ruajtjen e armëpushimit të arritur dy vite më parë në Minsk.