ShBA thotë se ka rrëzuar 11 dronë rebelë të Jemenit NULL NULL 11.04.2024 10:40 11.04.2024 10:40 Avion amerikan. Foto: AP Ushtria amerikane tha të enjten se kishte rrëzuar 11 dronë që i përkisnin rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani, pasi grupi pretendoi se kishte shënjestruar anijet izraelite dhe amerikane pranë Gjirit të Adenit, raporton Agence France-Presse. Komanda Qendrore e ShBA-së (Centcom) tha në X se forcat e saj kishin rrëzuar tre dronë të nisur nga zonat e kontrolluara nga Houthi të mërkurën në mëngjes, dhe tetë dronë më vonë të njëjtën ditë, transmeton Klankosova.tv. “U përcaktua se UAV-të paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për ShBA-në, koalicionin dhe anijet tregtare në rajon”, thuhet në deklaratë duke përdorur akronimin për mjetet ajrore pa pilot.