ShBA: Sulm me armë zjarri, dy të vrarë e dy të plagosur NULL NULL 01.10.2023 22:02 01.10.2023 22:02 shiriti i policisë, fotoilustrim Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Kjo ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Houston. Raportohet se viktima ishin një grua e moshës 48 vjeçare dhe një person tjetër. Sipas informacioneve nga policia, autori dyshohet të jetë bashkëshorti i gruas, i cili u arratis. Autoritetet njoftojnë se të plagosurit janë dërguar në spital, derisa nuk dihet ende për gjendjen e tyre.