SHBA: Rreth 4000 të arrestuar gjatë protestave për George Floyd NULL NULL 01.06.2020 17:12 01.06.2020 17:12 Qindra protestues u arrestuan nëpër SHBA brenda natës ndërsa protestat hynë në ditën e tyre të 6-të Qindra protestues janë arrestuar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës teksa protestat për George Floyd hynë në ditën e gjashtë. George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi oficeri Derek Chauvin e shtriu në tokë dhe i vuri gjurin në qafë për rreth nëntë minuta edhe pse Floyd vazhdimisht thoshte se “Unë nuk mund të marr frymë” e që u bë parullë e protestave mbarëkombëtare. Raportohet se arrestimet e para kanë filluar nga e hëna teksa mijëra njerëz vërshuan rrugën e Minneapolis. Megjithë shtetrrethimet në qytetet e mëdha të SHBA-së, demonstruesit dolën në rrugë për ditën e gjashtë të protestave të dielën, duke kërkuar arrestimin e tre oficerëve të tjerë që ishin të përfshirë në vdekjen e Floyd. Cituar nga CNN, Departamenti i Policisë në New York arrestoi më shumë se 200 protestues natën e të dielës kryesisht në Manhattan dhe Brooklyn, ndërsa të paktën shtatë oficerë u plagosën. Qindra prej tyre u arrestuan gjithashtu në zonat e Los Angeles dhe San Diego të Kalifornisë. Më shumë se 60 oficerë të Divizionit të Unifikuar të Shërbimit Sekret dhe agjentë specialë u plagosën mes të premtes natën dhe të dielën në mëngjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 28 minuta më parë