Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA, reagon ndaj dënimit të Morsit

NULL NULL
17.05.2015 09:38
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar duke u shprehur “thellësisht të shqetësuar” në lidhje me vendimin e një gjykate egjiptiane, e cila ka kërkuar dënimin me vdekje për ish-Presidentin Mohamed Morsi.

Reagimi ka ardhur përmes një zyrtari të Departamentit amerikan të Shtetit këtë të diel, vetëm një ditë pasi Presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht i Egjiptit iu dha dënimi kapital për spiunazh dhe vrasjen e protestuesve.

Kritikat e SHBA-ve vijnë pas dënimit të ashpër edhe nga “Amnesty International” dhe Presidenti turk, Tayyip Erdogan, teksa dënimi kapital ka prekur edhe 106 mbështetës të tij dhe “Vëllazërisë Muslimane” të drejtuar prej tij gjatë kohës që erdhi në pushtet.

Vendimi ndaj Morsit nuk është i vendimit të prerë, pasi një i tillë pritet të merret më 2 Qershor. Kjo, pasi të gjitha vendimet me vdekje iu referohen më pas autoritetit më të lartë fetar të Egjiptit, Myftiut të Madh, për një mendim jodetyrues, ndërsa janë gjithashtu edhe subjekt i apelimeve ligjore.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga një tjetër vendim me vdekje për një grup njerëzish, të dhënë nga gjykata egjiptiane. Kjo, referuar më shumë se 100 të akuzuarve, përfshi ish-Presidentin Morsi”, bëri të ditur zyrtari i DASH në kushtet e anonimitetit.

“Kemi qenë gjithnjë kundër praktikës së gjykimeve masive dhe vendimeve masive, të cilat jepen në një mënyrë tërësisht në kundërshtim me angazhimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Egjiptit, por edhe kundër sundimit të ligjit”, tha ai. E megjithatë, ai theksoi se ky vendim është ende “paraprak”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.