SHBA: Pesë të vrarë dhe gjashtë të plagosur në një bankë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA: Pesë të vrarë dhe gjashtë të plagosur në një bankë

NULL NULL
10.04.2023 17:43
Bankat Knetucky Louisville

Pesë persona raportohet se janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në një bankë në qytetin Louisville, në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve në mesin e viktimave është edhe autori i kësaj ngjarje.

Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje, shkruajnë mediat amerikane përcjell Klankosova.tv

Lidhur me rastin ka folur zëvendësshefi i Departamentit të Policisë së Metrosë së Louisville, Paul Humphrey.

“Policia mori telefonatë për të shtëna në Old National Bank rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe kur mbërritën në vendngjarje, hasën në të shtëna me armë zjarri”, tha ai.

Ai theksoi se në mesin e të plagosurve është edhe një oficer policor.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.