ShBA në krye të renditjes globale për prodhim të naftës NULL NULL 12.03.2024 21:45 12.03.2024 21:45 Prodhimi i naftës Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhojnë mesatarisht 12.9 milionë barrel të naftës në ditë. Me këtë ShBA-ja prinë në renditjen globale për të gjashtin vit me radhë, ka njoftuar Ministria e Energjisë, transmeton Klan Kosova. Në dhjetor të vitit 2023, prodhimi i naftës së papërpunuar arriti rekord mujor, duke kaluar 13.3 milionë barrel për ditë, sipas Departamentit të Energjisë. “Për të gjashtin vit, ShBA në vazhdimësi ka prodhuar më shumë naftë të papërpunuar se çdo vend tjetër, sipas statistikave ndërkombëtare”, ka shkruar Reuters. Ekzistojnë pak gjasa që ky rekord të thyhet në një të ardhme të afërt.