ShBA ndalon librat në shkolla me përmbajtje LGBT, Krasnqi: Politikë populiste e Trumpit (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 08:33 01.07.2025 08:33 Gjykata Supreme në ShBA i ka ndaluar librat në shkolla me përmbajtje LGBT. Kjo pas një beteje të ashpër, duke hapur një debat mbi liritë fetare, të drejtat prindërore dhe edukimin publik atje. Kjo temë u trajtua edhe në edicionin e sotëm të programit të mëngjesit në Klan Kosova, ku pati diskutime mes panelistëve të ftuar avokatit Asdren Bytyqi, e gazetarëve Vullnet Krasniqi e Agnesa Demaj. Avokati Bytyqi, vendimin e quajti të drejtë dhe në frymën e Kushtetutës amerikane, derisa gazetarët Krasniqi e Demaj, e kundërshtuan vendimin në fjalë. Krasniqi ironizoi duke thënë se “Amerika më së shumti probleme ka pasur me gay-ët”. “Krejt kriza ekonomike dhe krejt luftërat në botë janë bërë nga gay-ët”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova. Sipas tij, presidenti Trump, s’ka bërë asgjë veç një politikë populliste. Ndiqeni debatin e fortë mes mysafirëve në studio. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.