ShBA kufizon udhëtimin e punonjësve të saj në Izrael NULL NULL 12.04.2024 09:00 12.04.2024 09:00 Flamuri amerikan, dhe ai izraelit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani. Ambasada amerikane tha se personelit i ishte thënë të mos udhëtonte jashtë zonave të Jeruzalemit të madh, Tel Avivit ose Beersheba, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Irani është zotuar të hakmerret, duke fajësuar Izraelin për sulmin ndaj konsullatës së tij në Siri 11 ditë më parë, duke vrarë 13 persona. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron i ka telefonuar homologut të tij iranian për të kërkuar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e konsullatës, por konsiderohet gjerësisht se qëndron pas tij.