Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja, thirrje partnerëve evropianë: Mos lejoni të bëheni qendër për emigracionit ilegal në ShBA

NULL NULL
11.04.2025 09:45
Emigrantët vrapojnë drejt murit kufitar ShBA-Meksikë pasi kaluan Rio Grande në El Paso, Teksas, 2024, nga Ciudad Juarez, Meksikë. Foto: Getty Images

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje aleatëve evropianë që të mos bëhen qendër tranziti për emigracion ilegal të qytetarëve të vendeve të treta që synim kanë shkuarjen në ShBA.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë e ka shpërndarë thirrjen, duke thënë se askush nuk duhet ta testojë përkushtimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund imigrimit ilegal.

“Për partnerët tanë evropianë: Ne po zbatojmë ligjet tona, kufiri ynë është i sigurt dhe jemi të angazhuar në operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane. Askush nuk duhet të testojë angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ose gatishmërinë e tij për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët tanë”, shkruan në mesazhin e Ambasadës.

lajme të ngjashme